Është ndarë nga jeta ikona e televizionit italian, njëherësh një nga artistët më të famshëm italian në botë, Raffaella Carrà.Ajo ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, shkruajnë mediet e huaja.
Lajmin për vdekjen e yllit televiziv e njoftoi partneri i saj, Sergio Iapino.
Raffaella na ka lënë. Ajo ka shkuar në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë,” ka thënë partneri i saj.
Raffaella ka marrë pjesë në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, siç është filmi “Von Ryan Express” në 1965 me Frank Sinatra. Në të njëjtin vit këngëtarja italiane nterpretoi në komedinë muzikore “Scaramouche“.