Para disa ditësh aktori i njohur Agron Llakaj në faqen e tij të instagramit lajmëroi se pas 20 ditësh betejë me Covid-19, ai së bashku me bashkëshorten tashmë ishin të shëruar dhe ndiheshin shumë mirë.
Ndërsa ditën e djeshme në një intervistë të emisionit “Rrugëtim me Anilën”, ka folur rreth eksperiencës duke pranuar se që njohjet ja bënë më të lehtë aksesin në disa gjëra lidhur me mjekimet e Covid-19.
“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq. Ky është privilegj. Pozicioni i një artisti, emri, njohja”.
Teksa bën thirrje për mbajtjen e maskës dhe ndjekjes së rregullave që kjo situatë të mbarojë sa më shpejt ai gjithashtu ka pranuar se në fillim nuk ishte dhe aq I kujdesshëm:
“I rrëmbyer nga puna isha më i pakujdesshmi në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë”, është shprehur Llakaj.v