Si do lindë trashëgimtari i fronit? Martesat e homosekualëve “bela” për mbretërinë në Holandë

0
128

Prej 10 vitesh në Holandë lejohen martesat brenda së njëjtës gjini, por a mund të zbatohet ky ligj edhe për kurorën, pasi do të duhej të kishte një trashëgimtar të fronit? Kryeministri në detyrë, Mark Rutte, e ka bërë të qartë se mund të ndodhë, edhe pse ka folur mbi baza teorike.

Pra, trashëgimtarja e fronit holandez, Princesha Amalia, e cila mbush 18 vjeç në dhjetor, mund të martohet me një grua.

“Është shumë e komplikuar,” shpjegoi Rutte. Kushtetuta holandeze thotë se mbreti ose mbretëresha mund të pasohet vetëm nga një “pasardhës i ligjshëm”.

Kryeministri tha se ishte thjesht teorike në këtë fazë, por do t’i takonte parlamentit, i cili duhet të japë miratimin për një martesë mbretërore. “Le ta kalojmë atë urë nëse arrijmë tek ajo,” tha ai për një TV holandez.

Megjithëse kabineti e bën të qartë se martesa e të njëjtit seks është e mundur, ajo që nuk dihet është se çfarë do të ndodhte me trashëgimtarin, nëse do të kishte fëmijë të lindur nga një martesë mbretërore e të njëjtit seks.

Si fëmija më i madh i mbretit Willem-Alexander, e ardhmja e Princeshës Amalia ka qenë nën shqyrtim për faktin se çfarë mund të ndodhë nëse ajo zgjedh të martohet me një partnere të të njëjtit seks.

Libri nuk spekuloi mbi jetën personale të princeshës dhe nuk ka asnjë indikacion për ndonjë martesë në pritje.  Amalia pritet të shkojë në universitet vitin e ardhshëm dhe ajo ka refuzuar të ardhurat mbretërore që i takojnë ndërsa është studente.

ora tv