Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

0
2

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje të pakta shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në vend.