Si do zhvillohet testimi me shkrim i inspektorëve shtetërorë dhe vendorë, miratohet rregullorja e Inspektoratit Qendror

0
267

Inspektorët e qeverisjes qendrore dhe vendorë që kanë përfunduar trajnimin e detyrueshëm do t’i nënshtrohen vlerësimit të njohurive nëpërmjet testimit me shkrim.

Rregullorja e hartuar nga Inspektorati Shtetëror me procedurat dhe kriteret e vlerësimit të testimit të inspektorëve shtetërorë dhe vendorë u botua Fletoren Zyrtare. Rregullorja përcakton se përmbajtja e pyetjeve të përgjithshme të testimit me shkrim do të jetë për legjislacionin, si dhe pyetje lidhur me fushën përkatëse të inspektimit. Në rregullore përcaktohet se përgjigja e saktë do të vlerësohet 5 pikë dhe përgjigjja e gabuar 0 pikë. Testi përmban 50 pikë për pyetje nga ligji për inspektimin dhe aktet nënligjore, 50 pikë për pyetje nga ligji sektorial.

Sipas urdhrit të Inspektoratit Qendror, objekti i rregullores është përcaktimi i procedurave, detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve shtetërore dhe vendore për organizimin e testimit të inspektorëve, si dhe i të drejtave dhe detyrave të inspektorëve në procesin e testimit.

Procedurat dhe kriteret e testimit

Institucionet dhe strukturat përgjegjëse

Institucionet dhe strukturat përgjegjëse për organizimin dhe zhvillimin e testimit janë: a) Inspektorati Qendror; b) Komisioni Ad-Hoc i Vlerësimit Fillestar dhe Periodik (KVFP); c) Inspektorati shtetëror, vendor apo institucioni që ka në përbërje strukturë përgjegjëse për inspektimin (në vazhdim “inspektorati”); d) Njësia e burimeve njerëzore pranë inspektoratit; e) Komisioni Ad-Hoc i Shqyrtimit të Ankesave (KSHA).

Detyrat e Inspektoratit Qendror

Inspektorati Qendror kryen këto detyra: a) cakton anëtarët e KVFP-së dhe KSHA-së; b) siguron, në bashkëpunim me KVFP-në, plotësimin dhe përputhshmërinë e kushteve të mjediseve ku zhvillohet testimi; c) administrimin, nëpërmjet sistemit “eInspektimi”, bazën e të dhënave të inspektorëve pjesëmarrës në testim; d) krijon akses, përmes sistemit “e-Inspektimi”, për regjistrimin e bazës së të dhënave për rezultatet e testimit të vëna në dispozicion nga KVFP-ja; e) gjeneron dhe printon, përmes sistemit “eInspektimi”, certifikatën e testimit; f) përpunon modulin e të dhënave, për kopjet e testeve dhe rezultatet për çdo inspektor, në sistemin “e-Inspektimi”; g) dërgon zyrtarisht në inspektorat listën e inspektorëve të testuar dhe rezultatet përkatëse; h) arkivon të gjitha materialet e procesit të testimit; i) ruan në format elektronik dhe administron të gjitha të dhënat e procesit të testim

Komisioni Ad-Hoc i Vlerësimit Fillestar dhe Periodik

Komisioni i Vlerësimit Fillestar dhe Periodik kryen këto detyra: a) njofton inspektoratin për datën dhe listën emërore të inspektorëve që do të testohen, në bazë të kërkesave të ardhura prej tyre; b) siguron zbatimin e akteve nënligjore të adresuara për testimin; c) publikon materiale informuese dhe ndihmëse për provimin e testimit; d) sigurimin e fondit të nevojshëm të pyetjeve për çdo provim; e) koordinon veprimtarinë ndërmjet Inspektoratit Qendror, inspektoratit dhe njësive të burimeve njerëzore në inspektorat; f) përzgjedh dhe trajnon përgjegjësit e sallës së testimit; g) hedh shortin 2 (dy) orë para testimit për përcaktimin e përgjegjësit të sallës së testimit, më pas largohet dhe i ndalohet të qëndrojë në qendrën e testimit gjatë kohës që zhvillohet testimi; h) siguron testin për secilin inspektor pjesëmarrës në provim; i) shpërndan materialet e testimit; j) merr në dorëzim testet pas përfundimit të çdo testimi; k) kryen vlerësimin e testeve; l) organizon hedhjen e të dhënave në sistemin “e-Inspektimi” për testet e vlerësuara; m) informon inspektoratin për rezultatet e testimit; n) verifikon dhe siguron përputhshmërinë e kushteve të mjediseve ku do të zhvillohet testimi me ato të përcaktuara në këtë Rregullore.

E drejta për dhënien e testimit

  1. Të drejtën për të dhënë testimin fillestar dhe periodik e kanë vetëm inspektorët, që kanë përfunduar trajnimin e detyrueshëm përkatës para zhvillimit të testimit.
  2. Të drejtën për të dhënë testimin fillestar dhe periodik të radhës e kanë edhe ata që nuk kanë marrë pjesë për shkaqe të arsyeshme

Përgatitja e testeve dhe e listës së inspektorëve

1.KVFP-ja përgatit fondin e pyetjeve për testimin fillestar dhe periodik të inspektorëve.

  1. Përzgjedhja e pyetjeve të testit do të bëhet përmes teknologjisë digjitale.
  2. KVFP-ja shpall listën e inspektorëve, që do të marrin pjesë në testimin fillestar dhe periodik, në faqen zyrtare të Inspektoratit Qendror, si dhe ia dërgon zyrtarisht inspektoratit përkatës këtë listë.

Përjashtimi dhe mosnjohja e rezultatit të testimit

  1. Inspektori përjashtohet nga testimi, kur: a) ndryshon vendin që i është caktuar; b) merr, jep informacion apo kopje dhe komunikon me inspektorë të tjerë; c) bën komente për përmbajtjen apo zgjidhjen e testit me zë të lartë; d) mban telefon celular, radio, tabletë ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e testimit; e) refuzon kontrollin nga ana e administratorit gjatë hyrjes në qendrën e testimit.
  2. Inspektorit nuk i njihet rezultati: a) nëse përdor laps apo stilolapsa me ngjyra ose përdor më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit; b) nëse ka hequr ose ka dëmtuar kodin e sekretimit (barkodin); c) nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, ka vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta) të evidentuara në procesverbal; d) nëse vërehet kopja e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KVT-ja; e) nëse është marrë masa e përjashtimit nga testimi.

Vlerësimi i testit

  1. KVFP-ja shpall skemën e vlerësimit të testit, para fillimit të testimit (pikët për secilën pyetje, si dhe raportin bazë/sektorial).
  2. Vlerësimi i përgjigjeve të inspektorit bëhet me pikë.
  3. Çdo anëtar i KVT-së nënshkruan testin që vlerëson dhe mban përgjegjësi për vlerësimin që bën.
  4. Para fillimit të vlerësimit të testimit, KVFP-ja orientohet për vlerësimin e njëllojtë të testeve, sipas skemës përkatëse të vlerësimit.
  5. Vlerësimi i testit bëhet në mjedise të përshtatshme dhe të sigurta, të përcaktuara nga Inspektorati Qendror.
  6. Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të pavarur nga anëtarët e vlerësimit.
  7. Vlerësuesit nuk mund të bëjnë shënime në test. Vlerësimet me pikë për çdo pyetje të testit pasqyrohet në formularët përkatës. Në rastet kur midis vlerësuesve ka mospërputhje vlerësimi, vlerësohet nga kryetari i KVT-së, i cili nënshkruan në tabelën e vlerësimit.
  8. Për vlerësimin përfundimtar, pikët për çdo kërkesë/pyetje të testit, pasqyrohen në tabelën përmbledhëse dhe nënshkruhen nga të gjithë anëtarët e KVT-së.
  9. Shpallja e rezultatit bëhet jo më vonë se 5 ditë pas testimit.
  10. Brenda 15 ditëve, nga përfundimi i testimit me shkrim, Inspektorati Qendror harton listat e inspektorëve, të cilët i janë nënshtruar testimit, në përfundim të trajnimit, së bashku me vlerësimet përkatëse dhe i publikon në faqen zyrtare të tij, si dhe ua njofton me shkresë zyrtare njësive të burimeve njerëzore të inspektorateve ku inspektorët janë të punësuar.

Përmbajtja e testit

1.Përgjigja e saktë vlerësohet 5 pikë dhe përgjigjja e gabuar 0 pikë.

  1. Rregullat e pyetjeve me alternativa: a) çdo pyetje ka, të paktën, 3 alternativa; b) çdo pyetje ka vetëm një përgjigje të saktë; c) nuk ka pyetje që mund të përgjigjen me po edhe jo;
  2. Nëse inspektori rrethon më shumë se një alternativë vlerësohet me 0 pikë.
  3. Pyetjet e testit me shkrim hartohen sipas grupit të pyetjeve të përgjithshme mbi legjislacioni, si dhe pyetje të lidhur me fushën përkatëse të inspektimit.
  4. Testi përmban 50 pikë për pyetje nga ligji për inspektimin dhe aktet nënligjore, 50 pikë për pyetje nga ligji sektorial.

Procedura e ankimimit

  1. Çdo inspektor, që i nënshtrohet testimit, ka të drejtën e ankimimit për procedurën dhe rezultatin e testit.
  2. Ankesa i drejtohet Komisionit Ad-Hoc të shqyrtimit të ankesave, brenda 5 ditëve nga marrja e rezultatit.
  3. Komisioni Ad-Hoc shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje brenda 30 ditëve nga marrja e ankesës.
  4. Vendimi i Komisionit të shqyrtimit të ankesave është përfundimtar.

Dhënia e certifikatës së testimit

  1. Inspektori pajiset me certifikatën e testimit, në rastet kur e kalon testimin.
  2. Certifikata lëshohet nga inspektori i përgjithshëm.
  3. Certifikata është e vlefshme deri në testimin e radhës, sipas përcaktimit të udhëzimit nr. 1, datë 25.2.2020, “Për procedurën e trajnimit, testimit fillestar dhe periodik, si dhe kriteret përkatëse të vlerësimit të inspektorëve shtetërorë dhe vendorë”, i inspektorit të përgjithshëm. rëndësisë së veçantë, sipas pikës 1 të këtij neni, veprojnë në përputhje me këtë Rregullore. Në rast shkeljeje ndaj tyre zbatohen masat disiplinore të përcaktuara në këtë Rregullore dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 Masat disiplinore

  1. Për veprimet dhe mosveprimet që konstatohen në shkelje të rregullores, sipas përgjegjësisë së përcaktuar në këtë Rregullore, për të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e testimi, merren masa disiplinore sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Për shkeljet e kësaj Rregullore, Inspektorati Qendror propozon masa disiplinore dhe ia përcjell për zbatim institucionit përkatës.