Si “kështjellë”, porta e banesës së Vis Martinajt e “fortifikuar”, beton i lartë e kamera

0
349

FNSH dhe RENA kanë zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe.

Siç shihet në foto, banesa e Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë. Shtëpia rrethohet nga një mur i lartë i rrethuar me tela me gjemba, si edhe është e pajisur me kamera sigurie.

Duket se Martinaj, një personazh i njohur i botës së krimit, i ruhej një hakmarrje të mundshme.

/abcnews.al/