Ajo që ka ndodhur dje më datë 22 nëntor në fshatin Klos të Elbasanit, është e pabesueshme. Si në një skenë filmi , automjeti që udhëtonte në rrugën Mollas-Klos me shpejtësi marramendëse, ka dal nga kontrolli i drejtuesit dhe ka “fluturuar” në lokalin që ndodhet në kryqëzimin e fshatit Klos. Fatmirësisht brënda lokalit ndodheshin vetëm dy persona të cilët kanë arritur te shmangnin tragjedinë dhe kanë marrë vetëm plagë të lehta.
Ky post po publikohet në menyrë sensibilizimi për të ndërgjegjësuar drejtuesët e automjeteve sadopak.
Rruga nuk është pistë garash. Të gjithë ne dëshirojmë në mbrëmje të kthehemi në shtëpitë dhe familjet tona. Është e pallogjikshme që në një kryqëzim, në qëndër të banuar, automjetet të udhëtojnë me shpejtësi aq te lartë. Është e qartë që institucionet duhet të marrin masa të rrepta por përpara se te akuzojmë të tjerë, duhet që ne si popull te ndërgjegjësohemi. Askush nuk ka të drejtë te marrë jetë njerëzish thjesht për kapriçot e tyre prej “piloti” në rrugë publike.
Ps: Shpresoj që dhe personat që ndodheshin në automjet, (e keqja nuk i urohet askujt) të cilët për momentin ndodhen në spital në gjendje të rëndë sipas dëshmive, të shërohen sa më shpejt dhe të kthehen në familjet e tyre.
Marrë nga faqja: Sulova


