“Si nuk mendove për ne?” Britmat drithëruese të vajzës së 36-vjeçares që u vra nga i shoqi, çfarë zbuloi avokati i autorit të krimit

0
2

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij 36-vjeçare me një mjet të mprehtë në sy të fëmijëve të tyre, pritet të paraqitet para gjyqtarit hetues sot.

Në momentin që autori i krimit do të dalë para trupës gjykuese, do të mbahet dhe funerali i 36-vjeçares në Shqipëri.

Me një pyetje të thjeshtë, “a nuk mendove për ne?”, vajza e madhe e çiftit u përpoq të zbulonte nga i ati se cila ishte arsyeja që ai vrau nënën e saj. Autori i vrasjes, pas arrestimit të tij, pretendoi se “u ngatërrua” duke besuar se ajo po e tradhtonte.

Fëmijët e çiftit raportojnë se babai i tyre është patologjikisht xheloz dhe se nëna e tyre nuk fliste me burra të tjerë dhe as nuk kishte një lidhje jashtëmartesore.

18-vjeçarja ishte e pranishme në momentin e vrasjes së nënës së saj. Ajo e ka foton e saj në telefon dhe e shikon atë vazhdimisht, ndërsa bërtet nga tërbimi se tani është jetime pasi babai i saj “ka vdekur” për të. Fëmijët e tjerë të çiftit janë gjithashtu në një situatë tragjike, veçanërisht djali i tyre 13-vjeçar, i cili e kapi të atin nga fyti në mënyrë që ta ndalonte të kryente krimin.

Duke parë nënën e tyre duke vrapuar për të shpëtuar nga duart e babait, dy fëmijët e mëdhënj tentuan që ta parandalojnë krimin, por nuk ia dolën.

Çfarë pretendon autori i krimit për vrasjen në Volos?

Siç pohon ai, kur 36-vjeçarja mbeti shtatzënë pak kohë më parë, ajo i tha se fëmija nuk ishte i tiji dhe ai u shkatërrua shumë.

“Isha i tërbuar, humba mendjen, mendja ime u shua kur ajo më tha se fëmija që kishte nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashkët e tutje, filloi e keqja. Një palë e tretë na shkatërroi jetën. Kam keqardhje, mendoj për fëmijët e mi, çfarë do të bëhet me ta, do të doja ta ktheja kohën pas, doja t’i bëja keq vetes”, ka thënë ai.

Megjithatë, familja e 36-vjeçares përshkruan sjellje abuzive dhe se si 40-vjeçari e përdhunonte vazhdimisht në mënyrë që ajo të mbetej shtatzënë dhe të mos divorcohej prej tij.