Si ra mishi në fund të listës? Vera ndryshoi konsumin, preferohen bulmeti dhe peshku

0
56

Sezoni, çmimet por edhe ardhja e më shumë turistë ka ndryshuar këtë verë edhe llojin e konsumit në vend. Ndonëse një vit më parë konsumonim më shumë zarzavate, qumësht e mish, sipas Institutit të Statistikave në qershor bulmeti por dhe peshku renditet si produkti më i preferuar në tavolinat e shtëpive shqiptare por dhe restoranteve në vend.

Ndërsa konsumi i mishit qëndron në fund të listës.

Rritjen e konsumit të këtyre produkteve e pohojnë edhe ekspert të tregut. Eri Muhaj administron një restorant peshku në qendër të Tiranës. Ai tregon se krahasuar me një vit më parë konsumi i produkteve të detit është rritur ndjeshëm.

Si ra mishi në fund të listës? Vera ndryshoi konsumin, preferohen

Ndonëse në vlera dyshifrore një vit më parë, në 3.3% dhe 3.4% arriti inflacioni tek peshku dhe bulmeti në qershor. Numri i turistëve por dhe sezonaliteti po rrit ndjeshëm konsumin e produkteve të detit por nga ana tjetër edhe të çmimeve.

Nga ana tjetër inflacioni tek mishi qëndron më i ulët. Nga 10.9% një vit më parë ky tregues arrit në 2.5%.

Kujtim Dervishi, kreu i shoqatës së restoranteve në tërësi tregon se mishi po konsumohet nga ata qytetarë por dhe turistë që preferojnë produktet tradicionale.

901 mijë tonë qumësht, 12 mijë tonë djathë por dhe 19 mijë tonë peshk u prodhua në Shqipëri në 2023. Ndërsa për të plotësuar nevojat tregut një pjesë e lartë edhe importohet.