Limoni përveçse është një ndër përbërësit më të rëndësishëm në kuzhinë, përdoret dhe për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore. Vetëm përmbajtja e vitaminës C është një arsye e mirë për të konsumuar limon.
Përmban gjithashtu antioksidantë të njohur si flavonoidë, të cilët luftojnë sëmundjet e zemrës dhe kancerit. Por a e dini se mund ta përdorni lëvoren e limonit për të luftuar dhimbjet e muskujve dhe nyjeve?
Metoda e parë
Grini lëkurën e një limoni dhe merrni vetëm pjesën e verdhë. Fërkojeni drejtpërdrejt në pjesën e trupit ku keni dhimbje dhe mbështilleni me një fashë. Mbajeni për dy orë dhe më pas shpërlajeni me ujë.
Metoda e dytë
Vendoseni lëvozhgën e limonit në një kavanoz dhe mbulojeni me një filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër. Lëreni të qëndrojë për dy javë në një vend të errët. Pastaj mund të përdorni vajin e marrë në zonën ku keni dhimbje duke e mbuluar me garzë. Lëreni të pushojë gjatë natës. /abcnews.al