Si të deklarojmë të ardhurat vjetore, individët dhe të dypunësuarit afat deri në 30 prill

0
129

Kush ka të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë apo rezulton i dypunësuar qoftë edhe në një periudhë të vitit 2023, kanë për detyrë të plotësojnë formularin e të ardhurave personale.

Mbi 73 mijë e 790 qytetarë shqiptarë kanë afat deri në datën 30 prill për të regjistruar deklaratën individuale vjetore të të ardhurave.

Për herë të parë, deklaratën duhet ta parapaguajnë edhe individët e vetëpunësuar, por ajo që nuk ndryshon është plotësimi i formularit.

Teksa profesionet e lira do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri në 14 milionë lekë dhe mbi 14 milionë lekë vendoset tatimfitimi 23%.

Janë 24 mijë e 224 individë me të ardhura mbi 2 milionë në vendin tonë dhe 49 mijë e 566 qytetarë të cilët rezultojnë të dypunësuar, sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve.