Si të shpëtoni nga qeset nën sy duke përdorur vetëm korrektor

0
193

Nëse vuani nga qeset e fryra poshtë syve, ju mund të shpëtoni pamjen tuaj nga ky problem duke përdorur vetëm një korrektor. E vërteta është se ju mund ta aplikoni korrektorin në shumë mënyra, në varësi të asaj që po përpiqeni të rregulloni. Më e popullarizuara është të vizatoni një trekëndësh të përmbysur nën sytë tuaj për të ndriçuar fytyrën tuaj. Sidoqoftë, kjo metodë nuk është e përshtatshme kur doni të fshihni  qeset e fryra poshtë syve. Për rezultate më të mira, gjithçka që duhet të bëni është të krijoni hije dhe të përdorni hightlighter. Shihni më poshtë hapat që duhet të ndiqni.

Zgjidhni një hije të errët të korrektorit për të krijuar thellësi në pikën ku ndodhen qeset nën sytë tuaj dhe vendoseni direkt mbi to.

Përdorni një ngjyrë më të çelët për të fshehur vijën poshtë qeseve të syve. Sigurisht, duket mjaft e thjeshtë, por duhet një praktikë për ta bërë atë siç duhet, mendojeni si konturimin e mollëzave tuaja.

Vendosni tonin më të lehtë të korrektorit për të theksuar pjesën e sipërme të mollëzave tuaja dhe bëni që qeset e syve tuaj të tërhiqen.

abcnews.al