Si u ekzekutua Kevin Muharremi?/ Detaje të reja nga vrasja tragjike e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, nën hetim edhe miku i autorit

0
3

Një ngjarje tragjike ndodhi disa ditë më parë në Montecalvoli, një provincë pranë Pizës, ku 25-vjeçari shqiptar, Kevin Muharremi, u qëllua për vdekje pas një përleshjeje mes dy grupeve të rinjsh.

Ngjarja filloi natën e së shtunës, kur pas një sherri të shkurtër në një pub në Montopoli, tensionet u rritën dhe vetëm disa orë më vonë, në rrugën “Via della Repubblica”, Renato Xyke, një tjetër shqiptar 20-vjeçar, qëlloi me armë drejt një makinës ku ndodhej Muharremi, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, debati me sa duket shpërtheu brenda pub-it për çështje të parëndësishme, pastaj vazhdoi në parking. Pika pa kthim ishte ajo që dukej të kishte qenë një përplasje midis dy makinave, por në realitet, doli të ishte diçka krejtësisht tjetër.

Hetimet janë në zhvillim e sipër nga Prokuroria për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar motivet e mundshme pas këtij krimi.

Gjykata konfirmoi arrestimin e 20-vjeçarit Renato Xyke. Çështja tani po i dorëzohet zyrës së prokurorit të Pizës, e cila filloi një hetim të plotë të shtunën.

Miku i autorit ka pranuar se e kishte parë vrasjen nga sedilja e pasagjerit të Range Rover Evoque të drejtuar nga Xyke, por deklaroi se nuk ishte aspak i vetëdijshëm se shoku i tij kishte një armë.

18-vjeçari është aktualisht nën hetim për bashkëpunim në vrasje me dashje. Detaji tjetër që ka dalë në dritë është se në sediljen e pasme të SUV-së ndodhej edhe një i ri i tretë, një i mitur.

Ardit Murataj