Si u festua 8 marsi nga gratë dhe vajzat e PSD Elbasan

0
2

8 Marsi dita ndërkombëtare e gruas është festuar edhe nga gratë dhe vajzat e Partisë Socialdemokrate në qarkun e Elbasanit.

Me një atmosferë të hareshme dhe duke i dhuruar momente gëzimi njëra tjetrës grat dhe vajzat festuan nën ritmet e muzikës.

Si pjesa më e bukur që politika mund të promovojë gratë morën urimet më të mira edhe kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj, i cili trokiti gotat me secilën duke ju përcjellë falenderimet.

Partia Socialdemokrate e Elbasanit është forca politike që vlerëson figurën e gruas dhe promovon vlerat e saj si grua, nënë, vajzë.

Çdo grua është e mirëpritur ti bashkohet grupit të madh të PSD Elbasan.