Siguria rrugore/ Elbasan-Librazhd lë për të dëshiruar

0
271

Aksi Elbasan -Librazhd është një nga akset e zeza të qarkut të Elbasanit dhe problemet në te janë të shumta. Mungesa e barrierave mbrojtëse, sinjalistika rrugore e paplote si dhe mungesa e ndriçimit natën janë duke ia vështirësuar jetë banorëve te fshatrave gjate gjithë aksit.

Ndonëse disa herë e kanë ngritur si shqetësim , asnjë masë nuk është marrë qoftë nga autoriteti rrugor, por edhe pushteti lokal.

Pranë rrugës ndodhet edhe shkolla 9-vjecare Mengël. Shpesh nxënësit duhet të kalojnë anën tjetër me frikë. Teksa shprehen se ndjehen të rrezikuar qoftë kur kalojnë rrugën, por edhe kur ecin anës saj, pasi nuk ka as barrjera mbrojtëse kujtojnë rastet kur bashëkmoshatarët e tyre janë aksidentuar.

Aksidentet automobilistike ne këtë aks janë të shpeshta, vecanërish mbrëmjeve ku nuk ka ndricim, por dhe në rast reshjesh. Edhe specialistë të policisë rrugore e klasifikojnë si një aks me rrisk të lartë, qoftë për drejtuesit e mjeteve, por edhe për këmbësorët. / elbasaniflash.al