Siguria ushqimore/ 646 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

0
291

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të garancisë ushqimore në situatën e pandemisë ka ushtruar kontrolle në të gjithë vendin.

Trupat inspektuese të AKU-së me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore kanë kryer 646 inspektime dhe monitorime si pjesë e taskforcës kundër përhapjes së COVID-19.

Trupat inspektuese të taskforcës po këmbëngulin që të respektohet në mënyrë sa më të përpiktë protokolli i sigurisë kundër përhapjes së COVID-19, për ta përballuar këtë situatë të shtimit të rasteve të kësaj sëmundjeje. Ato këshillojnë dhe orientojnë sidomos në ruajtjen e distancës fizike dhe pajisjes me të gjitha elementët e tjera të sigurisë.

Gjatë inspektimeve është vendosur 1 masë administrative nga trupa inspektuese e AKU-së në një subjekt supermarket për etiketim të parregullt të produkteve ushqimore. Gjithashtu, është bërë bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në masën e 20 kg si, fara luledielli të pjekura, fara të qëruara, fara kungulli të kriposura, kokoshka, koncentrat perimesh, pana cucina etj.

Po ashtu, janë marrë 18 mostra në të gjithë vendin, për monitorimin e frutave dhe perimeve për mbetje pesticide.

atsh