Zemra juaj lëndohet pas një ngjarje të trishtuar të cilën e përjetoni, dhe këtë është duke e bërë asgjë tjetër përveç trurit tuaj.
Kështu sqaron një hulumtim i fundit nga studiuesit zviceran të cilët analizuan njerëz me një gjendje të rrallë dhe të pazakonte të quajtur sindroma e zemrës së thyer.
Ky dobësim i zemrës dhe në shpesh raste dështim i saj duke përjetuar dhe sulme, siç dihet ndodhë papritmas dhe shpesh herë pas një ngjarjeje stresueses ose emocionale siç është zia.
Siç thekson më tepër Gazeta Europiane e Zemrës, përgjigjia e mendjes ndaj stresit ka rol kyç në këto raste.
E Njohur gjithashtu si sindrom takotsubo – duke iu referuar formës së zemrës tek njerëzit me këtë gjendje, e cila i ngjan një tenxhere japoneze me të njëjtin emër – sindroma e thyer e zemrës mund të shkaktohet nga tronditja.
Është ndryshe nga një atak në zemër të shkaktuar nga enët e gjakut të bllokuara, por ka simptoma të ngjashme, përfshirë dhe frymëmarrjen dhe dhimbjen e gjoksit.
Shpesh, një ngjarje e pakënaqur është shkaku, por ngjarjet emocionuese të mëdha si një martesë apo punë e re, janë të lidhura gjithashtu me të.
G.Expres