Pas situatës të shkaktuar në Durrës, ku paraqitet një emergjencë mjedisore me plehra dhe mebeturina të shpërndara në të gjithë qytetin, ku vetëm qendra mund të paraqitet e pastruar, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së Bashkisë Emirjana Sako. Mësohet se Sako ka folur për këtë situatë gjatë mbledhjes së këshillit Bashkiak dhe është shprehur se ky problem është drejt zgjidhjes duke paraqitur edhe skenarët e mundshëm që mund të aplikohen në këtë çështje.
Ajo tha gjithashtu se ky problem duhet të zgjidhet nga instancat qeveritare, ndërsa shtoi se deri në momentin që të rregullohet kjo situatë, bashkia do të përdorë vetëm landfille të përkohshme.
“Problemi i depozitimit të plehrave është drejt zgjidhjes. Ai është në instancat qeveritare dhe pritet që ata të bëjnë vendimmarrjet e tyre. Bëhet fjalë për skenarin nr 2 që parashikon depozitimin e tyre në inçeneratorin e Sharrës. Derisa ky problem të zgjidhet bashkia po merr të gjitha masat duke përdorur landfille alternative. Ky problem do të zgjidhet shumë shpejt”– thotë Sako.