Situata Covid, Greqia ofron teste falas për qytetarët

0
182

Qeveria vendosi të sigurojë një test antigjeni falas, provë të shpejtë, për të gjithë qytetarët të cilët mund ta bëjnë atë në shtëpi.

Mediat vendase bëjnë me dije se ky është një lloj i ri i testit, të cilin çdo qytetar do të mund ta realizojë në farmacitë e lagjes, pa asnjë recetë dhe mund të kryejë vetë,

Sipas Zëvendës Kryeministrit Akis Skertsos,  gjatë konferencës së djeshme, qeveria po fillon teste masive në betejën e pandemisë me qëllim kontrollimin e shpërndarjes dhe lehtësimin e hapjes së tregut.

Testet e shpejta të vetë-ekzaminimit janë gjerësisht të disponueshme në SHBA., dhe kohët e fundit kanë filluar të përdoren në Evropë, deri më tani në Gjermani, Austri dhe Britani.

Sipas mediave greke format e tilla të testimit do të jenë në dispozicion të qytetarëve në fund të muajit mars.e.su./abcnews.al