Situata e rëndë e sigurisë në rrugë, Specialisti: Skuterat elektrikë po kthehen në burime aksidentesh, drejtuesit ecin në korsinë e këmbësorëve

0
30

Përdoruesit e skuterave elektrikë po shtohen dita ditës, por gjithashtu po rritet edhe shqetësimi i shoferëve të automjeteve dhe vetë këmbësorëve për shkak të rrezikut që vjen prej tyre për mosrespektim të kodit rrugor.

Specialist i qarkullimit rrugor, Gerhard Baka nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ thotë se fatkeqësisht kjo kategori vë në siklet ata drejtues mjetesh të rregullt, këmbësorët që ecin në korsitë e tyre, sepse kanë rriskun për t’u përplasur nga monopatinat që edhe pse e kanë të ndaluar, i shohim të ecin në korsitë e këmbësorëve.

“Në këtë rast e vetmja gjë që duhet të bëjmë është që t’i këshillojmë e t’i sensibilizojmë duke i treguar se rregullat e qarkullimit rrugor nuk duhen shkelur dhe se duhet bërë i përgjegjshëm edhe për pjesën tjetër të njerëzve”- u shpreh Baka.

Deklarata e tij:

“E kemi të theksuar te neni 185/188 se si duhet të sillemi ne ndaj kësaj kategorie dhe ku themi se duhet ta ndëshkojmë një përdorues patine që është duke qarkulluar në karrexhatë, ndërkohë që duhet të qarkullojë në korsinë e dedikuar për biçikleta, ne nuk mund të aplikojmë të njëjtën masë në atë segment ku nuk ka korsi për biçikleta.

Pra është mungesa e sinjalistikës që ne na penalizon për të ndëshkuara këta kategori ku ata nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Si kundër themi që ne nuk e vendosim masën nëse vazhdon lëvizjen me semafor të kuq.

Në rast se ndëshkojmë një motomjet apo mjet i cili vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ja ndalon atë, të njëjtën ndëshkim duhet të kenë edhe këto kategori të tjera.

Duhet ndëshkuar njëosj edhe përdoruesi i mjeteve, monopatinës, apo biçikletave pasi duhet të jetë subjekt i të njëjtit saksion sipas predispozitave të rregullave rrugore.

Në momentin që këto dispozita mungojnë në pamje të parë duket sikur polici po tregohet neglizhent apo i paaktivizuar për të marë masa kësaj kategorie.

Në këtë rast e vetmja gjë që duhet të bëjmë është që t’i këshillojmë ti sensibilizojmë duke i treguar se rregullat e qarkullimit rrugor nuk duhen shkelur dhe se duhet bërë i përgjegjshëm edhe për pjesën tjetër të njerëzve.

Fatkeqësisht ne shohim që kjo kategori vë në siklet ata drejtues mjetesh të rregullt, këmbësorët që ecin në korsitë e tyre sepse kanë rriskun për t’u përplasur nga monopatinat që ecin aty siç është rasti tek ‘Sheshi Skënderbej’ sepse shohim masivisht që edhe pse aty është e ndaluar, drejtuesit e motomjeteve për t’i rënë shkurt futen mes per mes sheshit”.

© SYRI.net