Viti 2020 ka qenë i vështirë për botën, dhe futbolli nuk ka mundur t’u shpëtojë pasojave.
Në aspektin ekonomik, shumë ekipe janë duke vuajtur pasojat e kësaj krize, me financat e tyre jo të qëndrueshme.
Juventus, një nga skuadrat më të fuqishme në Itali, nuk ka mundur t’i shpëtojë krizës që ka sjellë COVID-19.
Në Itali, raportohet se Juventus do të konsiderojnë vërtetë shitjen e Ronaldos verën e ardhshme, për një çmim të mirë.
Ata janë të vetëdijshëm se në aspektin sportiv mund të kenë rënie me largimin e Ronaldos, por nuk përjashtojnë mundësinë e shitjes së tij.
Dy klube të fuqishme në aspektin financiar, PSG dhe Manchester United, mund të tentojnë të ofrojnë Ronaldon, duke i mundësuar vazhdimin e lojës së tij në elitën evropiane./Lajmi.net/