Situata me motin e keq në qarkun Elbasan

0
212

Informacion mbi situaten ne qarkun Elbasan date 8.01.2026
Ne qarkun Elbasan vazhdon moti me reshje shiu me intensitet te ulet e te mesem dhe para pak oresh kane filluar reshjet e debores ne lartesi mbi 600m. Sipas informacionit te marre ne Stacionin Metereologjik Elbasan gjate nates kane rene 17mm shi.
Nga komunikimi i realizuar me sektoret e E.C ne bashkite e qarkut, sallen operative te policise Elbasan, rezulton se:
Ne bashkine Elbasan kemi presence debore ne Nj.A Labinot Mal, Gjinar Funare e Zavaline. Trashesia deri tani nuk i kalon 5cm. Qarkullimi vijon pa probleme.
Perroi i Zaranikes eshte ne kuota mbi mesatare. Lumi Shkumbin ka sasi te medha prurjesh dhe krahasuar me diten e djeshme rritja e kuotes eshte shume e madhe.
Ne bashkine Cerrik mbremjen e djeshme u punua prane stacionit elektrik tek ish uzine e naftes pasi kishte sasi te konsiderueshme uji me 2 zjarrfikese, ku njera prej tyre ishte mbeshtetje nga MZSH Elbasan.
Ne bashkine Belsh liqeni kryesor ka rritur kuoten dhe ka dale nga shtrati. Qe prej dites se djeshme jane hapur portat e shkarkimit. Ne segmentin rrugor Belesh-Trojas kemi bllokim te segmentit pasi ndodhet nenuje si pasoje e shkarkimit te diges se Trojasit.
Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Qafe Thane njoftohemi se kane filluar reshjet e debores dhe qarkullimi vijon por me i ngadalesuar.
Ne furnizimin me energji elektrike si pasoje e motit kemi stakime dhe disa defekte ne zonat malore te Librazhdit ne NJ.A Stbeleve, Orenjes, ne NJ.A Skenderbegas dhe Kukur te bashkise Gramsh dhe ne Nj.A Klos e Mollas te bashkise Cerrik.