Në qarkun Elbasan reshjet e shiut dhe të dëborës në lartësi e kanë ulur intensitetin. ▪︎Në aksin rrugor nacional Elbasan-Qafe Thane aktualisht kemi reshje të pakta dëbore dhe qarkullimi vazhdon nën mbikqyrjen e policisë rrugore dhe po ashtu edhe në disa pjesë tëtjera të këtij aksi. ▪︎
Në aksin rrugor nacional Librazhd-Steblevë qarkullimi i mjeteve kryhet me zinxhirë. ▪︎Ne bashkine Elbasan në aksin rrugor Elbasan-Labinot Mal, qarkullimi kryhet me zinxhirë. ▪︎
Në bashkinë Prrenjas në Nj.A Stravaj, disa rrugë fshatrash janë të bllokuara. ▪︎
Në bashkinë Librazhd vazhdojnë të bllokuara rruga Kostenje -NJ.A Lunik, Qafedardhe – Vilan në Nj.A Polis, Qarrishte- Nj.A Qender.
▪︎Në bashkinë Cërrik në fshatin Shtermen Nj.A Gostimë si pasojë e dëmtimit të një dige ujëmbledhësi në Shtermen uji nuk është përballuar nga kanali kullues dhe ka dalë në aksin rrugor Cërrik-Gramsh dhe ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në segmentin Muriqan-Shtermen. Në vend është patrulla e Policisë Rrugore dhe mjetet e bashkisë dhe punonjësit e ASHP janë në terren.
Situata është drejt normalizimit. ▪︎Thirrje për banorët e zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë.