Zjarri në Shëngjin po përhapet me shpejtësi duke vënë në rrezik disa banesa në lagjen e Portit duke krijuar panik dhe frikë te banorët.
Prej orësh, shërbimi zjarrfikës dhe banorët e zonës janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
Për këtë situatë është ndërhyrje nga ajri me helikopterin e ushtrisë “Cougar”, ndërsa nga Italia janë nisur dhe dy avionë, të cilët do t’i vijnë në ndihmë ekipeve emergjente në Shëngjin.
Policia dhe autoritetet lokale u kanë kërkuar pushuesve dhe banorëve të evakuohen nga zona e rrezikut.