Situata me COVID 19 në Elbasan paraqitet mjaft e rënduar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja infektimi, mes të cilëve 5 mësues dhe një nxënës.
Po dje, në këtë qytet ka humbur jetën edhe një person, raporton Ora News.
Situatë e rënduar paraqitet edhe në bashkitë e tjera të qarkut ku 28 në raste janë konfirmuar në Gramsh, 5 në Librazhd, 1 në Peqin, ndërsa 2 viktima janë regjistruar në Përrenjas.
Aktualisht, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në qarkun e Elbasanit janë 813 persona aktivë me Covid-19.
Nga nisja e pandemisë, vendi ynë regjistron 32.761 raste pozitive, nga të cilët 16.220 aktivë dhe 699 viktima.
Tags
ora news