Deputeti i PD Luçiano Boçi ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme. Në një postim në facebook ai shkruan se të gjitha operacionet në spitalin e Elbasanit janë anuluar ndërsa rrezikon edhe urgjenca.
Ai shton se pacientët detyrohen të blejnë gjithçka vetë në farmaci, përfshirë dhe aparatin e serumit.
Postimi i Boçit:
SITUATË KATASTROFIKE NË SPITALIN E ELBASANIT. Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës. Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë. Njerëzit janë të pashpresë! Rama vazhdon shoën e rradhës.