“S’jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”, po transportonte 5 kg drogë drejt Italisë, kuzhinieri shqiptar shfajësohet para policisë

0
151

Nga kuzhinier u shndërrua në korrier droge. Kjo është historia e një 50-vjeçari shqiptar, i cili ra në pranga në Itali, në portin e Dorikut, pas një kontrolli të bërë gjatë zbarkimit nga një anije nga Shqipëria.

Ishte mëngjes kur 50-vjeçari me kombësi shqiptare, punonjës i të njëjtit traget me të cilin kishte udhëtuar, u ndalua. Në çantën e shpinës kishte 5 kg heroinë.

I ndihmuar nga avokati Tommaso Rossi, ai iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit duke pranuar përgjegjësitë e tij. “Unë nuk jam kriminel, kam grua dhe fëmijë”- ka thënë ai. Më pas kërkoi falje duke thënë se duhej t’ia dorëzonte atë çantë shpine një personi që e priste jashtë portit dhe se do të paguhej vetëm me dorëzimin e drogës. Por financuesit ishin më të shpejtë se ai.

50-vjeçari nuk kishte asnjë precedent penal. Ai punon kuzhinier në tragetin, ku u kap edhe lënda narkotike.

Ai dyshohet se kishte marrë drogën përpara se të nisej dhe do ta kishte mbajtur gjatë gjithë kalimit. Policia tatimore po heton origjinën e saj për të gjetur se kush mund ta ketë furnizuar dhe mbi të gjitha për kë ishte menduar sapo të mbërrinte në Ankona.