S’ka bagëti në Elbasan, rritet bulmeti/ Gjalpi dhe qumështi, 50 dhe 200 lekë më shtrenjtë

0
105

Në qarkun e Elbasanit fermerët nuk po mbajnë më bagëti.

Kjo ka sjellë dhe rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit. Të paktën këtë argument kanë fermerët e baxhove të përpunumit të qumështit.

 “Për arsye se fshatarët nuk ja dalin dotë të mbajnë bagëti. Ne kemi rritur çmimin e djathit,” tha fermeri.

Gjalpi kapi rekordin deri në 1 600 lekë kilogrami.

 “Do dalim në treg sipas çmimit të qumështit. Djathi i lopës me çmim më të lirë, siç meret dhe qumështi, djathi i deles pak më i shtrenjtë dhe i dhisë më i shtrenjtë akoma,” tha ai.

Pasojat e shtrenjtimit i viuajnë më shumë të varfrit dhe pensionistët. Për ta, bulmeti konsiderohet tashmë produkt ” luksi” në tryezë.

ORA TV