S’ka më dilema! Do legalizohet kanabisi për përdorim mjekësor. Rama: Do hapim front të ri pune

0
167

Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin, eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit mjekësor i janë përgjigjur 308.992 qytetarë”, bëri me dije drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano.

Shqipëria do ti bashkohet shteteve të cilat kanë ligjëruar kultivimin e kanabisit për efekte mjekësore. Kryeministri Edi Rama duke publikuar rezultatet nga këshillimi kombëtar, shprehet se detyrohet të ndërmarrë nismën pikërisht nga përgjigjet e qytetarëve.

“Do të legalizojmë absolutisht kanabisin për përdorimin mjekësor”,

Sipas tij një vendim i tillë do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës

“Ne do të hapim një fron të ri pune dhe rritje ekonomike përveçse rritje në aspektin teknologjik”, tha Rama.

Nën argumentin e mendimit nga populli te detyrimi i qeverisë Rama shtoi se do të rrisë ndëshkimin e gjyqtarëve me shkelje.

“Që këta njerëz të pezullohen në vend dhe të pezulluar të hetohet. Jo të vazhdojnë punën, nga ana tjetër vazhdojnë hetimet dhe këta vazhdojnë bëjnë gjëma”, shtoi kryeministri.

Rama pranon shkallën e lartë të informalitetit dhe paralajmëroi një tjetër amnisti që ka të bëjë me të ardhurat e marra në të zezë në punë.

“Është vendi më Cash që ka Evropa dhe është e patolerueshme që edhe për të sjellë 30 mijë paund nga Britania e madhe duhet ë kalojnë nëpër një kalvar të paimagjinueshëm e dhe këtu”, tha ai.

Zgjedhja e presidentit të ri të vendit po shkon drejt zgjedhjes së njëanshme me 71 votat e socialistëve, por Rama përjashton mundësinë e ndryshimit të kushtetutës për votimin e tij nga populli.

“Nëse do zgjidhet Presidenti nga populli duhet t’i japim më shumë pushtet”, tha Rama.

Në këshillimin kombëtar qeveria ngriti 12 pyetje mes të cilave dhe heqja e gjykimit të shkurtuar për krimin në familje, përdorimi i certifikatës së vaksinimit në lokale, apo dhe ndihma për nënat me shumë fëmijë.