Krahas ikjes së banorëve nga fshati, një tjetër problem me të cilin po përballen zonat rurale janë edhe heqja dorë nga bagëtitë. Në fshatrat e Elbasanit, vitet e fundit banorët thonë se kanë hequr dorë në masë nga bagëtitë, ndërsa shkaqet janë ekonomike, dhe mungesa e të rinjve.
Krahas largimit të banorëve në fshatra është ulur ndjeshëm edhe numri i bagëtive.
Shumë prej banorëve në fshatin Probat të Elbasanit janë duke hequr dorë nga rritja dhe mbarshtrimi i tyre.
“Vështirësi e madhe, nuk mbahet as dele, as dhi më. Kemi lopë, po ç’i dua, me çfarë t’i ushqej?”
Thonë se kujdesi për bagëtitë tani kushton më shumë se sa ata mund të përballojnë ndaj janë detyruar të heqin dorë.
“Ka shumë shpenzime, po të kisha hedhur pleh do ishte më lart jonxha. Nuk pati pleh, nuk u bë.”
Në rast se nuk do të ketë një ulje të çmimeve të produkteve bujqësore ata thonë se vitin tjetër nuk do t’i mbajnë me
“Do t’i heqim, po nuk u ulën çmimet.”
Një faktor tjetër që ka ndikuar drejtpërsëdrejti është edhe largimi i të rinjve nga fshati.
“S’ka të rinj këtu, kanë ikur, vetëm pleq. Disa në Austri, disa në Gjermani.”
“Të rinj s’ka, ikën se nuk jetojnë këtu.”
Herë pas here si qeveria edhe ministria e Bujqësisë kanë deklaruar se kanë programe për ndihmë për fermerët dhe blegtorët, por situata në terren tregon se ato nuk po rezultojnë efektive.
ora tv