
Fotot e fundit të Eliona Pitarkës kishin ngjallur dyshime për një shtatzëni të aktores, madje shumë komentues e kanë uruar, por nga ajo vetë nuk ka pasur asnjë reagim. Me veshje të gjera dhe duke u kujdesur të mos dukej barku, ajo nuk ua ka vënë veshin komenteve dhe ka vazhduar të postojë foto. Megjithatë, me sa duket erdhi momenti të merret vesh e vërteta.
Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, Eliona ka konfirmuar se po e zgjeron familjen e saj.
Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja. Me sa duket, insistimi i fasnave ka qenë shumë i madh dhe ajo ka treguar të vërtetën.
living
