Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Napolit dhe Atalantës.
Nga minuta e parë nuk ka vend sërish kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Amiri nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani për Napolin në Serie A.
Largimi i Kalidou Koulibaly ishte shpresa e mbrojtësit të Kosovë, të cilit i janë pakësuar edhe më shumë minutat pas qëndrimit të 29-vjeçarit, që nuk shkoi ai në PSG e as në Manchester City, raporton Gazeta Express.
Ndërsa kapiteni i Kombëtares shqiptar, Elseid Hysaj, e nis nga fillimi këtë takim.
Për Atalantë, mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është në stol.