Ndonëse për fermerët ka qenë një sezon me prodhim të madh, mungesa e tregut të shitjes ka bërë që atyre tju mbeten stok mollët deri në kalbjen e tyre.
Sasia e derdhur e mollëve është e madhe, ndërsa të shqetësuar janë çobanët që kullotin bagëtinë e imtë në këtë zonë.
Ata shprehen se kanë frikë se ju helmohet bagëtia, ndaj mundohen t’i shmangin këto zona.
“Po i hëngrën këto mollë helmohen” thotë një çoban.Mungesa e tregut është një problematikë e madhe në zonën e Dibrës ndaj edhe shumë produkte kalben dhe prishen në magazine.
Ora tv