“S’kam lidhje me fotot e shëmtuara të mediave!”, Bebe Rexha tregon trupin e saj pas fotove që bënë xhiron e rrjetit: Pi ilaçe për…

0
424

Bebe Rexha duket se po shijon ditët më të bukura me partnerin e saj, Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar me kineastin në Cabo San Lucas në Meksikë duke shijuar rrezet e diellit së bashku.

Ata janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë që Bebe qëndronte e shtrirë pranë partnerit të saj. Mirëpo, vëmendje kanë marrë format e saj trupore që janë komentuar jo pak dhe kjo gjë s’i ka pëlqyer aspak këngëtares me origjinë shqiptare.

Ajo ka publikuar disa video në Instastory duke treguar trupin e saj me bikini, teksa shprehet se në realitet nuk është ashtu siç ka dalë në fotot e paparacëve.

Autorja e hitit “In the name of love” pranon se ka celulit dhe strija, si çdo femër fundja, por nuk duket si në fotot e mediave.

Në një story tjetër ajo ka treguar në laptopin e saj fotot e fotografëve dhe duhet ta pranojmë se diferenca është e dukshme.

“Unë shkova në Meksikë me të dashurin tim dhe paparacët postuan disa foto të miat. Dua t’ju tregoj se si unë dukem me rrobabanjot e mia. Ky është trupi im pa filtra dhe nuk ka lidhje me ato fotot e shëmtuara që janë publikuar në media. Kam shenja, strija, celulit, por nuk kam bërë ndërhyrje, nuk e kam prekur kurrë trupin tim. Më pëlqen të ha dhe kam ilaçe për shëndetin mendor, kështu që kjo jam unë”, shprehet ajo.

Bebe Rexha ka treguar gjithmonë se nuk ka kompleke me trupin dhe peshën e saj. Ky është padyshim një mesazh shumë i vlefshëm për të gjitha gocat dhe gratë, sepse në fund të fundit pesha juaj e trupit nuk tregon asgjë rreth jush. Rëndësi ka ta duam veten si jemi, me apo pa ato kilogramët e tepërt.