Skandal : Drejtori i shkollës ngacmonte seksualisht dy 14-vjeçaret, u dërgonte SMS edhe gjatë natës

0
195

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shkollat e vendit ku një drejtor shkolle ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Pogradec dhe burime bëjnë me dije se i arrestuari për këtë ngjarje është shtetasi Adriatik Haxhillari.

Adriatik Haxhillari me profesion është drejtor në shkollën 9-vjeccare të fshatit Stropckë të Pogradecit.

Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit

Sipas burimeve bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon në 23 të natës.

Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.

Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.

Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur t’i bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur.

Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”.

Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.