SKANDAL/ Mishi me brucelozë “pushton” tregun. Bllokohet the*rtorja në Berat. AKU ia kalon topin Ministrisë së Bujqësisë

0
40

Në vendin tonë është shitur mish me brucelozë dhe autoritetet përgjegjëse kanë heshtur duke mos e informuar publikun.

Sipas burimeve të sigurta për televizionin “Ora News”, kafshët me brucelozë janë dërguar në një thertore në Berat dhe pasi  janë therur mishi i tyre ka dalë për konsum të gjerë.

Veterinerët në thertoren e Beratit kanë mbyllur sytë para këtij skandali dhe mishi ka qarkulluar në treg pa u bërë asnjë njoftim se kafshët e therura kanë qenë të prekura nga bakteriet e llojit “Brucela”.

SKANDAL/ Mishi me brucelozë “pushton” tregun.  Bllokohet

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni që ka vënë alarmin, duke  bërë të mundur që të lëshohet urdhri i menjëhershëm për bllokimin e thertores në Berat.

Pas marrjes së këtij informacioni, “Ora News” iu drejtua AKU-t me një kërkesë, ku u kërkuan informacione specifike në lidhje me këtë rast.

Ky institucion ia pason topin Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si autoriteti qendror për hartimin e legjislacionit në fuqi.

AKU ka zgjedhur të mos japë asnjë informacion për këtë skandal, edhe pse është vetë ky institucion autoriteti që licenson thertoret.

SKANDAL/ Mishi me brucelozë “pushton” tregun.  Bllokohet

Ende nuk dihet nëse mishi i bagëtive me brucelozë është shitur vetëm ne dyqane dhe lokale, apo ka kaluar për prodhim edhe në fabrika sallami.

Situata është akoma më alarmante për një tjetër fakt. Para se lopët me brucelozë të shkonin në thertore qumështi i tyre është shitur, duke u sjellë rrezik të konsumatorët jo vetëm të qumështit, por edhe nënproduktet e tij, si djathi dhe gjalpi.

Bruceloza është një sëmundje që kalon nga kafshët te njerëzit nëpërmjet:

Pirjes së qumështit të pa pasterizuar, bulmetit, njëkohësisht  edhe nga mishi i bagëtive të prekura.

Simptomat që ka një person i prekur nga bruceloza janë:

SKANDAL/ Mishi me brucelozë “pushton” tregun.  Bllokohet

– Temperaturë e lartë;

– të vjella;

– dhimbje koke;

– ndjenja të lodhjes ekstreme, etj.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare sa persona në vendin tonë janë prekur deri tani nga bruceloza.