SKANDAL/ Sekuestrohet kamioni me paisje mjekësore mbrojtëse në Itali, mjetet e prodhura në Shqipëri ishin false

0
317

Në portin e Ankonës është sekuestruar një ngarkesë me paisje mjekësore mbrojtëse të dërguara nga Shqipëria, të cilat ishin të falsifikuara.

Paisjet mjekësore mbrojtëse të prodhuara në Shqipëri ishin false, dhe ishin nisur nga porti i Durrësit për një tregtar në Verona.

Saktësisht ngarkesa e bllokuar është prej 2 mijë e 300 veshjeah laboratorike dhe 10 mijë pajisje sanitare njëpërdorimshme të cilat shënonin në etiketë ‘’Made in Albania’’.

“Kamioni i ngarkuar me 10 mijë kufje të disponueshme dhe 2300 veshje laboratori me një markë të falsifikuar është sekuestruar nga zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) dhe nga Zyra e Doganave në portin e Ankonës.

Pajisjet e parregullta të mbrojtjes, të prodhuara në Shqipëri, kishin një markë të falsifikuar: ata u gjetën brenda një kamioni, sapo zbarkuan nga trageti i Durrësit, dhe ishin dërguar për një tregtar në provincën e Veronës”, shkruajnë mediet italiane.

Newsbomb