Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për verifikimin e kushteve të masave të sigurimit personal 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme të Kurum.
13 prej tyre janë në masë sigurie arrest në burg dhe 7 arrest në shtëpi. Të interesuar për pjesëmarrjen në seancë edhe përfaqësues të konsullatës gjermane.
Të arrestuar janë: Florian Çimo, administrator i kompanisë koncesionare EMS APO, Gazmend Sina, punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO, Mikail Hila, aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition”, Julian Kapedani, punonjës në degën e Doganës Durrës, Indrit Likaj, punonjës në degën e Doganës Durrës, Helidon Lila, punonjës në degën e Doganës Durrës, Edmond Voda, punonjës në degën e Doganës Durrës, Shkëlqim Jakupi, punonjës në degën e Doganës Durrës, Rami Bunga, specialist pranë zyrës së mjedisit në Kurum, Shaban Hyseni, drejtor i departamentit të shitjeve në Kurum, Nazif Bajrami, pronar i kompanisë “Bajrami N”, Andon Prifti, administrator i kompanisë “Bajrami N”, Kejdi Ahmetaj, punonjës në Drejtorinë e Inspektimit, AKM
Ndërkohë, në kërkim është shpallur Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO. Të arrestuar me masë arrest shtëpie:
Iva Musa, Inspektore, Autoriteti Portual Durrës, Arta Dollani, Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM, Marjeta Përlala, Drejtoresha aktuale e AKM, Mirjeta Zotaj, Kontabiliste e “Sokolaj”, Kledina Skendo, Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM, Bujana Tonçiça, Sektori i lejeve mjedisore, AKM, Evis Mellonashi, Sektori i lejeve mjedisore, AKM
Seanca u zhvillua pa praninë e mediave për shkak të numrit të madh të të arrestuarve dhe masave të larta të sigurisë. Gjykata ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për masat e sigurisë.


