
Kosovarja 23-vjeçare, Laureta Zyba, nga Suhareka, mbrëmjen e djeshme është bërë pjesë e programit “Përputhen”
Në vitin 2018 ishte arrestuar se bashku me një shtetas serb dhe dy shtetas malazezë.
Policia Kosovare arrestoi një grup personash gjatë vitit 2018, që më vonë do të akuzoheshin e edhe dënoheshin për krime të vogla, por që lidhjet e tyre me botën e krimit ishin të mëdha.
Të politikës e të klubeve të natës, me zyrtarë të Qeverisë e me avokatë, me pronarë hotelesh e falsifikator dokumentesh dhe më shumë me mafian ballkanike.
Ajo ishte arrestuar për veprën penale të “bashkëpunimit”.
Zyba ishte shprehur para Gjykatës se ndjehet fajtore që nuk i kishte kallëzuar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.
Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Laureta Zyba ishte mbajtur një muaj në paraburgim.
Të pandehurit të tjerë ishin Mario Millosheviq, Strahinja Dankoviq, dhe Gjorgje Paviçeviq.
Konkurrentja e “Përputhen” ishte arrestuar e shoqëruar me Mario Milloshevicin.
Insajderi sjell foto ekskluzive nga momenti kur u arrestua Milloshevici, i dyshuar edhe për vrasje ne shtetin fqinj te Malit te zi.
Atë ditë , sipas fotove që sjell “Insajderi”, ishte arrestuar edhe kosovarja Laureta Zyba, e cila ishte e shoqëruar me Mario Milloshevicin.
Konkurrentja e “Përputhen”, gjatë dëshmisë kishte thënë se ishte e dashura e Mario Millosheviçit, dhe se “Mario është njeriu më i mirë që unë kam takuar deri tash”.
Implikimi i saj nga prokuroria ishte i vështirë, edhe pse ajo prej shumë kohësh ishte shoqëruar me Milloshevçin, dhe sipas rrëfimit të saj, ishte kryesisht komunikimi mes tyre ishte përmes aplikacionit “Snapchat”.
Laureta Zyba tashmë është bërë pjesë e programit të dashurisë.
Ajo është motra e Rrushes, e cila tashmë është pjesë e “Përputhen”.
© SYRI.net
