Skandali me diplomat fallso në Itali/ “Universiteti u licensua për një çantë 1200 euro!” Në dosjen përmendet dhe Kushi! MAS: Nuk kemi certifikuar kuota pranimi për këtë kolegj

0
60

Hetimet e Guardia di Finanzia kanë zbuluar së fundmi një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso  nga Tirana për shtetas të Italisë. • Në krye të skemës së mashtrimit janë dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti i bashkëshortëve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano.• Mediat italiane shkruajnë se të sipërpërmendurit, duke përfituar nga lidhjet e tyre në Shqipëri janë vendosur në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin. • Gjithashtu thuhet se çifti kanë korruptuar zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve, ku njëra prej tyre, konkretisht presidentja e Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro. • Në artikullin e mediave të vendit fqinj thuhet se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit. • Megjithatë, titujt ishin të rremë. • Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës. • Përmendet se një person ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. • Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme. 19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit. • 9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga një universiteti në fjalë. • Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro. • Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar nga mediat italiane për shitjen e diplomave false në Itali që vinin nga Tirana. • Në reagimin e tyre ministria shprehet prej vitit 2022 ka nisur procesin e verifikimit të pajtueshmërisë me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Kolegjit Universitar WISDOM. • Më tej bëhet me dije se në përfundim të procesit janë konstatuar shkelje ligjore, gjatë ushtrimit të veprimtarisë akademike, administrative dhe financiare të Kolegjit Universitar WISDOM për periudhën e ushtrimit të kontrollit. • Bazuar në rekomandimet e grupit të kontrollit, MAS njofton se po ndiqet procedura ligjore në lidhje me mbylljen e veprimtarisë akademike të institucionit jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar WISDOM. • Po ashtu thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit, për vitin e ri akademik 2024-2025, nuk ka çertifikuar kuota pranimi për Kolegjin Universitar WISDOM.