Skandali me Kurum! Kryetari i PSD Elbasan, Erion Murataj thirrje për ndërhyrje urgjente! (VIDEO)

0
208

Nga ambientet e Kurum, kryetari i Socialdemokratëve për qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka ripërsëritur thirrjen për të verifikuar mbetjet toksike në brëndësi të kësaj kompanie. Nisur nga skandali i fundit mbi anijet me mbetje toksike që po hetohen nga prokuroria e Durrësit dhe që i përkasin kompanisë Kurum që operon në qytetin e Elbasanit prej shumë vitesh Erion Murataj i është drejtuar përmes një mesazhi kreut të qeverisë Edi Rama, drejtuesit politik të PS për Elbasanin Damian Gjiknurit si dhe Prokurorisë së rrethit Elbasan që të marrin masa të menjëherëshme për situatën e rrezikshme që kjo ndërmarrje ka prodhuar në Elbasan. Kujtojmë që gjatë muajit Nëntor 2023 Murataj depozitoi në prokurori në kallzim për Kurum për shkak të ndotjes së lartë që i ka shkaktuar qytetit.