Mes mijëra ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishin edhe 143 shkolla, kopshte, çerdhe dhe konvikte në të gjithë vëndin. Vetëm në bashkinë Durrës u dëmtuan 42 shkolla.
Emisioni Vetting në News24 ka trajtuar skandalin me rindërtimin në Durrës, duke sjellë dëshmitë e qytetarëve
Komiteti Shtetëror i Rindërtimit miratoi një listë me 42 shkolla, të cilat do të rindërtohen nga e para ose do të rikonstruktohen gjatë fazës së dytë të programit “BE për Shkollat”. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar procedurat e vlerësimit të dëmeve vetëm për 11 objektet arsimore të kësaj liste, që i përkasin Bashkisë së Durrësit.
Sipas raportit paraprak të KLSH-së, 11 godinat arsimore u verifikuan menjëherë pas tërmetit nga grupet e ekspertëve të ngritura nga Instituti i Ndërtimit dhe rezultuan pa dëme strukturore. Ekspertët rekomanduan përgjithësisht riparime rifiniturash e suvatime – me përjashtim të konviktit të shkollës “Beqir Çela”, ku rekomanduan mospërdorim deri në një vlerësim të dytë.
Katër prej godinave arsimore, ku përfshihen gjimnazi “Naim Frashëri”, çerdhet nr.2 dhe 3 dhe shkolla “Eftali Koçi” iu nënshtruan një inspektimi të dytë, më 8 dhjetor 2019.
KLSH citon në akt-inspektimin e kryer për gjimnazin “Naim Frashëri” se u vlerësuan dëme të lehta strukturore të shkallës 2, por me rrezikshmëri “të gjelbër/të banueshme”.
“Bashkia Durrës ka inicuar kërkesën për akt-ekspertizë të thelluar edhe pse në akt-konstatimet paraprake të Institutit të Ndërtimit apo grupeve përkatëse të inspektimit nuk është kërkuar rivlerësim më i thelluar,” shkruhet në raportin e KLSH.
Akt-ekspertimet e thelluara të Institutit të Ndërtimit paraqesin një situatë të kundërt me vlerësimet praprake. Për shumicën e objekteve shkollore, ato konstatojnë degradim të hekurit dhe kolonave mbajtëse si dhe prani të lagështirës.
Në raportin paraprak, KLSH vlerëson se akt-ekspertizat e thelluara të Institutit të Ndërtimit janë trajtuar në formë shablloni, duke bërë më shumë historikun e tërmeteve në Shqipëri sesa trajtimin e problemeve të objekteve.
Raporti shton gjithashtu se audituesit e KLSH-së nuk gjetën asnjë evidencë në terren që të provojë nëse është verifikuar hekuri i kolonave apo muret poshtë suvasë- të cilat konsiderohen në akt-ekspertiza si të degraduara.
Duke i konsideruar procedurat e ndjekura nga Bashkia e Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit në shkelje të kuadrit ligjor, audituesit e KLSH-së vënë në dyshim edhe vërtetësinë e akt-ekspertizave të thelluara.
Skandali me rindërtimin e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës
Afera korruptive e ndërtimeve nga Bashkia Durrës, e reflektuar në raportin e KLSH-së për shkeljet gjatë vlerësimeve të dëmeve nga tërmeti, është më evident në rastin e gjimnazit ‘Naim Frashëri’ në Durrës. Sipas KLSH, gjimnazi nuk ishte i dëmtuar nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 në shkallët DS4 apo DS5, që mund të futej në rindërtim. Por Bashkia e Sakos ka menduar ndryshe.
Për emisionin Vetting qytetarët shprehen se çfarë kishte zona, të dëmtuara ose jo, u shembën.
Sipas audituesve të KLSH-së, Bashkia e Durrësit inicioi kërkesa për akt-ekspertime të thelluara për 11 objektet arsimore, ndonëse ekspertizat paraprake i kishin vlerësuar ato si të pacenuara deri në taë pikjë sa të ishin të pabanueshme.
Godina e gjimnazit funksionoi normalisht edhe 4 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në Mars 2020, kur Ministria e Arsimit vendosi mbylljen e mësimit normal për shkak të pandemisë Covid-19.
Nga muaji Dhjetor 2019 deri në Mars 2020, shkolla “Naim Frashëri” ka pritur, pa problem, qindra nxënës, si edhe stafin pedagogjik.
Godina ishte vendosur për prishje edhe pse pa dëmtime ndërkohë që godina të tjera të dëmtuara rëndë nuk marrë asnjë vëmendje apo zgjidhje. Shkolla “Naim Frashëri” gjendet në një zonë të lakmuar të qytetit të Durrësit dhe biznesi i ndërtimit ka pasur shpesh interes për të investuar. Vendimi për rrëzimin e shkollës “Naim Frashëri” i frikësoi banorët rreth gjimnazit pasi dyshonin se ky projekt për të shembur shkollën do t’i hapte rrugën ndërtimit të kullave përreth.
Si u frynë fondet për rindërtimin?
Në 29 korrik 2024 rihapet tenderi me objekt “Ndërtim shkolla 9 vjeçare “Met Hasa” për këtë tender u alokua fondi prej 2.4 miliard lekësh. Teksa për ndërtimin e po kësaj shkolle në vitin 2020 autoriteti kontraktuor Fondi shqiptare i zhvillimit ky tender u fitua nga bashkimi i kompanive Pe-vla- ku sh.p.k dhe Pe-vla-ku dega Kosove & BIBA-X shpk me ofertë vetëm 1 miliard lekë. Por aso kohe fondet u devijuan për t’u rrihapur me 1 miliadë më shumë lekë si tender.
Tenderin e vitit 2024 e ka fituar ASI-2A CO me administrator astrit gjikondi dhe pronar Andrea dhe Astrit Gjikondi. Ndërtimi i shkollës do të marrë një afat prej 12 muajsh.