Parku Kombëtar i Vjosës po përballet me një skandal mjedisor, ku lumi i fundit i egër në Europë po kërcënohet seriozisht pasi është derdhur një sasi e konsiderueshme nafte.
Ekologjisti gjerman Ulrich Eichelmann, CEO i “Riverëatch”, ka publikuar një video në Instagram, ku tregon nga afër katastrofën mjedisore. Siç shihet edhe në video, lumi Vjosa ka ndryshuar tërësisht ngjyrë për shkak të naftës.
Ai ka denoncuar situatën e rëndë, ku sipas tij, ka kafshë të ngordhura përfshirë edhe një gjërpër. Kjo pasi sasi e naftës së derdhur në lum ka krijuar një shtresë të paktën rreth 10 centimetra të trashë.
Kujtojmë se në vitin 2023, Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar me vendim të Qeverisë Shqiptare. Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë.