Skandali në Itali dhe zbulimi i lokalit të VIP-ve që shërbente si “fole prostitucioni”, Wanna Marchi: Lacerenza pastronte para, 80 mln euro në Shqipëri

0
2

Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut” dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, një lokal për VIP-at në Milano, janë vënë në pranga pasi dyshohen se lokalin e kishin kthyer në “fole” prostitucioni.

Sipas hetimeve nga autoritetet italiane, çmimi i shampanjës paguhej për Lacerenza, ndërsa shërbimi seksual drejtpërdrejt për vajzat. Lacerenza dërgonte gjithashtu kokainë, të cilën e konsumonte klienti, eskortat dhe vetë Lacerenza kur qëndronte.

Pra kokainën e jepte vetë ai tek klientët, ndërsa llogaritë i menaxhonte ish-partnerja e tij Stefania Nobile.