Skandaloze/ “ Zhduket” liqeni I Gjinarit (VIDEO)

0
428

Gjinari është një ndër pikat tuistike më te frekuentuara të qarkut të Elbasanit ,I njohur për natyrën e bukur ,ajrin e pastë ,ujin e ftohtë etj. Por një krim mjedisor ka ndodhur në liqenin e Gjinarit I cili është tharë .

Sipas asaj që shprehen bizneset që operojnë në këtë vend shkak për këtë është bërë mungesa e ujit për vaditje dhe fshatarët janë detyruar që të marrin ujin e liqenit për të vaditur tokat dhe kjo ka bërë që liqeni të thahet dhe të humbasë bukurinë e tij.

Siç duket edhe nga video e siguruar nga Elbasaniflash.al tashmë në këtë vend nuk ka mbetur asnje pikë ujë.

Liqeni I Gjinarit ishte një atraksion për turistët të cilët vizitonin këtë vend por tani ai nuk ekziston dhe të gjithë ata që do ta vizitojnë do të mbeten të zhgënjyer nga ajo që do të shohin.

Siç ndodh rëndom në vendin tonë asnjë masë nuk është marrë nga pushteti local për të mirëmbajtur apo për të mbrojtur këtë vend që dora e njeriut e ka çuar drejtë shkatarrimit.

Elbasaniflash.al

(foto nga liqeni i Gjinarit te bera pak muaj me parë)

Elbasani Flash foto nga liqeni i Gjinarit