Skema Kombëtare, aplikimet hapen nga 25 shkurti, masat që financohen me 3.2 miliardë lekë

0
191

Nga 25 shkurti Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të hapë aplikimet për fermerët të cilët janë të interesuar të aplikojnë nga mbështetja e Skemës Kombëtare.

Këto aplikime do të qëndrojnë të hapura për një periudhë një mujore dhe parashikojnë financimin e një sërë masave që nisin nga fidanët dhe inputet tek serat diellore apo bimët mjekësorë dhe prodhimet organike.

Në total janë të paktën 13 masa ku përfshihet gjithashtu edhe mbështetja me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi.

AZHBR ka njoftuar se aplikimet do të jenë online për disa masa specifike të tilla si masa 1,3,7 sipas parimit zero dokumente përmes portalit e-albania. Ndërkohë që për masat e investimeve 2,8,9,10,12 aplikimet do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të agjencisë.

Fondi në skemën kombëtare për këtë vit llogaritet 3.2 miliardë lekë ku përfshihet edhe fondi i garancisë si dhe skema e naftës.

Masat që do të mbështeten:

  1. Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera me 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1 500 000 (një million e pesëqind mijë) lekë për aplikant;
  2. Për ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 000 000 (trembëdhjetë) milion lekë për ha;
  3. Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë/ha, për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për aplikant;
  4. ç) Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar.
  5. Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore:

– por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha;

– por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

  1. dh) Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (njëmijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt.
  2. Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë) mijë) lekë për subjekt.
  3. Për blerjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, që zëvendësojnë anijet ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milion) lekë për subjekt peshkimi në rastet e parashikuara nga germat a) dhe b) e pikës 11, të nenit 30 të ligjit 64/2012 “Për peshkimin” të ndryshuar.
  4. Për rinovimin infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 7 250 000 (shtatë milion e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 milion lekë për subjekt.
  5. Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe/ose tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë aksionare me kapital 100% publik, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milion) lekë.
  6. Mbështetje për ngritjen e një skeme kombëtare trajnimi në bujqësi dhe ngritjen e Qendre të Ekselencës dhe Inovacionit të sistemeve prodhuese në Universitetin Bujqësor të Tiranës në bashkëpunim me një nga Universitetet Evropiane, në vlerën deri në 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë.
  7. Mbështetje për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës në fermë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për subjekt.
  8. Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi./N.Maho