Skema mashtruese në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë, arrestohet drejtoresha e një qendre arsimore, zbardhen detajet

0
69

Pas hetimeve dhe bashkëpunim të stafit të Ambasadës Amerikane dhe Policisë, për zbulimin e personave pas skemës mashtruese që përdorte emrin e Ambasadës, është vënë në pranga drejtoresha e një qendre arsimore.

kjo qendër arsimore u merrte para qytetarëve të cilëve u premtonte se do t’i çonte me studime në Amerikë.

Në një deklaratë të bërë nga Ambasada Amerikane, sqaronte se:

Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën.

 

Top Channel