Modelja seksi Arta Nitaj ka qenë pjesë e videoklipit “Phantom” të Butrint Imerit. Në një nga skenat, ajo i afrohet dhe i thotë diçka në vesh këngëtarit. Ky moment bëri shumë bujë në media dhe gjatë një interviste ajo ka treguar se çfarë i ka thënë atij.
Arta tha se duke qenë se Butrinti jeton në Gjermani me shaka e ka pyetur “A po m’i bën letrat?”.
“Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thashe diçka në vesh. Kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje. Në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar. Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat”, tregoi Arta.
Gjithashtu ajo tha se ka 2-3 vite që nuk merr më pjesë në videoklipe, por duke qenë se Butrintin e ka shok shumë të mirë, nuk mund ta refuzonte ftesën./abcnews.al