Skenë si nëpër filma! Banda kriminale sulmon furgonin që transportonte para dhe grabisin ngarkesën, zjarr dhe të shtëna

0
2

Një skenë si nëpër filma ndodhi pranë Livornos në Itali

Në bypass-in Aurelia në San Vincenzo pasditen e sotme një grup i armatosur ka sulmuar dy furgona të blinduar të kompanisë Battistolli, të cilët sipas mediave vendase transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s.

Në videon e publikuar nga Presidenti i Qarkut, Eugenio Giani, shfaqen momentet dramatike të bandës në aksion.