Dy gra shqiptare nënë e bijë 38 dhe 19 vjeç, kanë përdorur në mënyrë të paligjshme kartën e kreditit të një të moshuare në Itali.Nëna, e cila prej disa muajsh punonte si kujdestare në shtëpinë e një të moshuare, dispononte kartën e ATM-së dhe kodin, me leje për ta përdorur atë vetëm për nevojat e të moshuarës.
Pas disa kohësh, familjarët e të moshuarës kanë vënë re një mungesë të konsiderueshme të parave nga llogaria rrjedhëse dhe për këtë arsye kanë shkuar në komisariat për denoncim ndaj personave të panjohur.
Policia ka aktivizuar menjëherë hetimet për çeqet bankare, ka marrë në pyetje dëshmitarë dhe ka parë kamerat e sigurisë së bankës, ku zbuloi se kujdestarja, së bashku me vajzën e saj, kishin shkuar disa herë në ATM për të bërë tërheqje. Disa ishin të autorizuara, me shumat përkatëse dhe i janë dorëzuar të moshuarës, ndërsa një shumë prej disa qindra eurosh, i kishin futur në xhepa, pa dijeninë e pronares së llogarisë.
Nënë e bijë me origjinë shqiptare që jetojnë prej vitesh në Città di Castello, po hetohen në gjendje të lirë.
Top Channel